Shyhrete Behluli dhe Adelina Ismaili sonte në NIN për mbledhje të fondeve

By

Edhe mbrëmjen e sotme NIN do të vazhdojë me emisionin kushtuar mbledhjes së fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, me fillim nga ora 21:00 në Klan Kosova.

Qindra mijëra euro janë mbledhur mbrëmë gjatë dhe pas përfundimit të transmetimit të emisionit, dhe sonte është vendosur që të vazhdojë i njëjti format.

Në studio do të jenë të pranishëm Bashkim Hoxha – Magjistër i Shkencave të Emergjencave, Arianit Kërqeli – Përfaqësues i ‘Intelektualëve’ dhe këngëtaret  Shyhrete Behluli dhe Adelina Ismaili.

 

Artikuj të ngjashëm