Shumë vjet më parë: Shyhrete Behluli e re dhe zeshkane (FOTO)

By

Ka jashtëzakonisht shumë vjet që këngëtarja Shyhrete Behluli është pjesë e skenës muzikore shqiptare me muzikën e saj, por po ashtu ka kohë që këngëtaren e mbajmë mend si një bionde.

Por kur nisi karrierën ajo ishte një zeshkane, dhe madje shumë e lezetshme.

Për të na e kujtuar se si dukej Behluli në ditët e saja të rinisë, vajza e këngëtares Engjëllusha Salihu, ka përzgjedhur një fotografi nga arkivat.

Ndonëse ajo nuk ka ndryshuar shumë dhe plakjen s’e ka njohur, Behluli ka vetëm një intervenim që ka bërë në fytyrën e saj.

Siç ka treguar edhe në emisionin “Oxygen” me nikoqir Besim Dinën, Behluli e ka hequr pikën në fytyrë që e ka karakterizuar atë gjithmonë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm