Pas disa muajve të vështirë aktorja e njohur ndahet përfundimisht nga bashkëshorti

By

Aktorja amerikane Emma Roberts dhe Garrett Hedlund, të cilët janë prindër të një djali 1-vjeçar, Rhodes janë ndarë zyrtarisht.

Çifti u nda javë më parë pas disa muajsh të vështirë në lidhjen e tyre, kanë konfirmuar burimet për “People”.

“Është e trishtueshme dhe ata po përpiqen të bëjnë më të mirën që të bëhen bashkëprindër. Ka qenë e vështirë”, tha një burim i brendshëm për botimin.

Lajmi vjen tre javë pasi çifti festoi ditëlindjen e parë të djalit të tyre – Rhodes.

Roberts, 30 vjeç dhe Hedlund, 37 vjeç, kanë qenë të lidhur si çift që nga marsi i vitit 2019, kur u panë të kapur për dore në Los Angeles. Dyshja njoftuan shtatzëninë e yllit të “Scream Queens”, në gusht të vitit 2020 përpara se të mirëpritnin fëmijën Rhodes dhjetor të atij viti.

“Faleminderit 2020 që e bëtë një gjë të drejtë, drita jonë e ndritshme Rhodes Robert Hedlund, shkroi Roberts në foton e saj të parë në Instagram të të porsalindurit”.

Artikuj të ngjashëm