Shtatzënia ka shtyrë Olta Gixharin ta harrojë këtë fjalë

By

Vetëm së fundmi, Olta Gixhari ka konfirmuar lajmin se ajo është shtatzënë. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka konfirmuar shtatzëninë dhe ka prezantuar të dashurin e saj njëkohësisht.

Më pas ajo postoi imazhin e parë ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, teksa ajo po qëndron në Spanjë pranë të dashurit.

Me gjithë ndryshimin trupor nëpër të cilin ajo po kalon, aktorja ka gjetur mënyrën se si që qëndrojë pozitive për imazhin e saj.

Aktroja postoi një fotografi të shkrepur më parë, duke shkruar se ajo nuk po përdor aspak fjalën ‘bel’.

Me shumë humor ajo shkruan nën foton që postoi, “Fjala qe kam perdorur zero keto muaj : Bel ,beli,per belin, te beli ,puuu ca beli.” /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm