Cilin reper shqiptar po e ndëgjon Zaimina në Dubai?!

By

Tashmë u bënë më tepër se një javë qysh nga koha kur Zaimina morri rrugën drejt Dubait bashkë me disa nga mikeshat e saj më të ngushta.

Qëndrimi atje ka qenë ndër më të mirët e mundshëm për shoqërinë pasi janë parë duke u argëtuar e duke shijuar disa nga ditët më të mira të jetës së tyre.

E duket se pavarësisht kushteve të ndryshme që i ofron Dubai në çfarëdo lloj aspekti shija e muzikës mbetet po e njejta për këngëtaren nga Shqipëria pasi që ajo gjatë një video të publikuar në Instagram u pa teksa dëgjonte muzikë shqipe.

“Me mu” është kënga e reperit 2TON që po shoqëronte bukuroshen  në njërin nga udhëtimet e saj me anije nëpër bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pavarësisht udhëtimeve që do të ndërrmarrë artistja çështjen e muzikës duket se e ka të zgjidhur./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm