Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Poem Blu Vula.
Mirëpo së fundmi, Sara ka debutuar në Youtube me kanalin e saj.
Ajo u është përgjigjur pyetjeve të fansave në një video.
Ajo është pyetur rreth shtatzanisë së saj, nëse ishte e menduar apo ishte rastësisht.
Ndërsa Sara u përgjigj: “Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme. /Prive.al