Këtë vit, festivali europian i këngës Eurovision, ka në përbërje tre shqiptarë shumë të suksesshëm që ia dolën të japin performanca të shkëlqyeshme.
Ermal Meta përfaqëson Italinë, ndërsa Eleni Foureira Qipron, e Eugent Bushpepa Shqipërinë.
Meqë Meta e kishte të garantuar finalen, u mbeti Foureiras dhe Bushpepës që të dalin me rezultate të mira që të jenë pjesë e garës së madhe që mbahet në fund të muajit.
E finalen Eleni e ka siguruar duke dhënë një performancë shumë energjike në skenën e Eurovision në Lisbonë.
Nëse iu ka ikur pa e parë, atë mund ta shihni këtu. /Prive.al