Shqiptari nga Kosova, më i bukuri i pjesës franceze të Zvicrës

By

Shqiptarët nga Kosova në Zvicër mund të njihen më së miri për futboll ku edhe e mbajnë në jetë përfaqësuesen helvetike, por sukseset po korren edhe në fusha të tjera.

Kosovarët po dalin të parët edhe në spektakle të bukurisë.

Vikendin që lamë pas në “Theatre Barnabe” në  Lozanë të Zvicrës, Betim Morina, 17 vjeçari që jeton në Zvicër është zgjedhur si më i bukuri i pjesës franceze të shtetit përkrah Ambre Chavaillaz, Missi 18 vjeçar me origjinë koreane.

Rëndësia e këtij evenimenti shumëfishohet këtë vit kur dyshja, Morina dhe Chavaillaz do të përfaqësojnë Zvicrën edhe në kompeticionin Miss dhe Mister Bota që do mbahet pas disa javësh.

Për Le Matin, Betimi ka treguar se me këtë sukses është krenar edhe babai i tij që pas fitores ka shpërthyer edhe në lot gëzimi, teksa shton se lajmi ka gëzuar edhe të afërmit në Kosovë përcjell Prive.al.

Ndryshe, triumfi i kosovarit që është edhe futbollist, paraqet fitoren e parë të një misteri më prejardhje shqiptare në garat e këtij niveli. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm