Shqiptarët me çdo ditë që kalon po dëshmojnë se akulli i dikurshëm me botën tashmë është i thyer.
Nëse deri dikur si popull njiheshim për emigracionin ilegal dhe vepra jo fort të mira, depërtimet në botë dhe miqësitë me njerëz tashmë janë shndërruar në rutinë.
I kemi parë përplot shqiptarë në krah të këngëtareve e modeleve por deri sot, vetëm një model ka arritur të takojë dikë nga familja e ikonës botërore të ndjerë, Michael Jackson.
Ka qenë Mirlind Morina ai që ka arritur së fundmi të takohet me vajzën e mbretit të muzikës pop, Paris Jackson.
Përshtypjet e këtij takimi me 19 vjeçaren, modeli shqiptar i ka treguar në rrjete sociale ku ka shprehur kënaqësinë për mundësinë. /Prive.al/