Pas përvojës intensive në Big Brother VIP Kosova 2, ku u dallua si një nga personazhet më të ndjekura dhe të diskutuara, Shqipe Hysenaj ishte ftuar në emisionin “Ora e Pasdites”.
Në intervistën e saj, ajo reflektoi mbi rrugëtimin në konkurs, duke shpërndarë emocione dhe krenari për arritjen në natën finale, ku zuri vendin e tretë.
Në bisedën e saj, Shqipe nuk u ndal të shprehë bindjen e plotë se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.
“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, theksoi Hysenaj me vendosmëri.