Shqipja nuk ndalet, paralajmërimin e ri e ka për Tean!

By

Dje, Shqipe Hysenaj, ish-konkurente në “Përputhen” bëri bujë me faktet që nxori për të demaskuar Andin.

Krejt kjo nisi nga një deklaratë e tij që duket se bëri që Shqipja të prekej.

Por, kjo e fundit nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi Andi dhe Tea paralajmëruan fejesën.

Paralajmërimi i fundit ka qenë për bukuroshen.

Ajo ka ndarë një video të opinionistit Meridian Ramçaj i cili Tean e krahason me “hithër”.

“Dy të diela t’u deshën që ta njihje si ishte Tea Trifoni. O nuse, mos kujto se të kam harruar ty. Të dielën do dalësh me fishekzjarre” – shprehet Hysenaj.

Mbetet të shihet në fundjavë se çfarë prova ka këtë herë “tritoli” me emrin Shqipe Hysenaj.

Javë më parë për Prive ajo kishte paralajmëruar se do të nxjerrë prova kur konkurentët të jenë “në ditët e tyre më të lumtura” dhe mesa duket e paska pasur me gjithë mend. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm