Shpërthen Labinot Tahiri: Më leni pak të marrë frymë

By

‘Ndoshta ju mendoni që jam “pishmangji”, kur thoni se i ra “pishman” për të tërhequr më shumë klikimet, por e keni gabim. Lëvizjet politike, bëhen në favor të ecurisë sime personale në karrierë’, ka sqaruar deputeti, lidhur me polemikat për dorëheqjen e tij nga AKR-ja.

Nëpërmjet llogarisë së tij Facebook, ai ka thënë se politikën nuk po e bënë me popull dhe se kërkesa e tij nuk rezulton në dëm të qytetarit.

‘Unë dua të qoj gurin në vendin e vet. Jam mësuar të digjem vetë, por jo të tjerët, keni boll dëshmi’, ka shtuar Tahiri.

Këngëtari ka lutur mediat që mos ta shtrembërojnë kërkesën  e tij.

‘Me lini pak me punët e mia e më leni pak të marrë frymë’, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm