Festa e zjarrtë por me mungesa e Monikës, Sarah e Einxhel pa PM dhe Dagz!

By

Ditëlindjen e pati disa ditë më herët por festën e la në fundjavë.

Aktorja e mirënjohur Monika Lubonja mblodhi miq të shumtë mbrëmë në Tiranë për të shënuar një vit më shumë të sajin.

Sigurisht, aty nuk munguan një pjesë e rrethit që Lubonja krijoi përgjatë aventurës në “Big Brother VIP”.

Për të gjithë ata që kishin dyshime sa i përket raportit të saj me Arjolën, aktorja ishte aty e madje bashkë performuan edhe një vallëzim të nxehtë, duke risjellë riminishencat e mbrëmjeve VIP të Arjolës dhe Monikës në shtëpi.

Aty ishin Sheila, Tan Brama, Einxhel, Paloma, Antonela, Elhaidi dhe Sarah por pa PM.

Edhe Dagz edhe PM munguan sepse janë në Zvicër me koncerte.

Në event nuk ishte as miku i dikurshëm i Monikës, Iliri me ‘skuadrën’ e tij që përfshin Sabianin, Arbërin e Meridianin. Përkundër raportit shumë të mirë, aty nuk ishte as Beatrix. Sigurisht, Beniada mungoi por kjo nuk është habi marrë parasysh intolerancën ndaj njëra-tjetrës brenda shtëpisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm