Fansat e BIG Breakfast mbetën të shqetësuar këtë mëngjes kur Rita Ora u ankua për një “mollë të pluhurosur” që i kishin dhënë.
Megjithatë, dëgjuesit i shpjeguan shpejt asaj se fruti ishte në fakt një pjeshkë.
Këngëtarja mori një frut teksa po jepte intervistën për prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu, duke iu referuar si një mollë.
Duke u shfaqur përmes video-lidhjes, ajo filloi të zhurmonte për gjendjen e ‘mollëve’ që kishin mbetur në dhomën e saj të hotelit në Los Angeles.
Ajo tha: “Sapo shikova në tasin tim me fruta… një mollë të pluhurosur. Shikoni këtë! A mund ta shihni?”
Rita shtoi: “Unë as nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e rrudhur”.
Duke luftuar për të mbajtur të qeshurën e saj, prezantuesja e Big Breakfast AJ Odudu tha: “Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndësa shpërthyen të qeshurat në studio.
Videon mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:
https://www.thesun.co.uk/tv/19502230/rita-ora-dusty-apple-peach-big-breakfast/