Vdes Ardi Daullxhiu

By

Ardi Daullxhiu, personazhi i njohur nga Durrësi, është ndarë nga jeta ditën e sotme. I etiketuar si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, Ardi Daullxhiu humbi jetën për shkak të infarktit.

Mësohet se ka qenë duke shitur fara në treg kur u ndje keq dhe u nis me biçikletë drejt urgjencës së Spitalit të Durrësit.

Fatkeqësisht, sapo mbërriti aty, u rrëzua përtokë për shkak të goditjes në zemër. Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Ardi Daullxhiu ka qenë i ftuar disa herë në emisionin “Zonë e Lirë” dhe studio të tjera ku bënte apel për ta ndihmuar për shkak të vështirësive ekonomike. /tvklan

Artikuj të ngjashëm