Prive rikthehet këtë të shtunë me rubrikë të re: I pari protagonist Lyrical Son!

By

18 janari shënon rikthimin në termin të rregullt, të emisionit Prive në Klan Kosova pas disa ditësh pauzë.

Në këtë nisje të re përpos shumë personazheve mjaft të pëlqyera nga ju, do të shtohet një rubrikë e re e titulluar ‘Kutia e fansave’

Kryefjalë e saj janë pyetjet, kritikat e komentet e fansave të fytyrave publike, duke marrë përgjigje mbi ato që i intereson për artistët tanë.

I pari që do ti jep përgjigje fansave është reperi i njohur nga PINT, Lyrical Son ku pa doreza do t’i lexoj pyetjet e juaja.

‘Kutia e fansave’ do të jetë pjesë e Prive çdo javë e ndërsa pyetjet mund ti adresoni në hapësirën e ‘story’t  në profilin zyrtar të emisionit @prive.al

Artikuj të ngjashëm