Detaji që nervozoi Bebe Rexhën

By

Bebe Rexha ka reaguar për sasinë jo-proporcionale të burrave në Billboard Hot 100 në vitin 2020.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore e vuri në pah raportin mashkull-femër në një seri të postimeve të saj në Twitter.

“Burrë burë burrë burrë burrë grua burrë burë burrë burrë burrë”, shkroi ajo.

“Fal Zotit për Camilla-n. Unë thash “ja një grua, po”, shtoi ajo kur një fans theksoi se Camila Cabello ishte në listë.

“Mos më vini tek unë duke më thënë që gratë duhet të bëjnë muzikë më të mirë. Ata duhet ta bëjnë një play listë fer në transmetim dhe radio. Keni këngëtare si Ariana, Halsey, Dua, Demi dhe shumë femra të tjera të jashtëzakonshme”, vazhdoi ajo duke përmendur edhe kolege të tjera si Rosalia, Taylor, Camilla, Cardi.. etj etj.

“Ka kaq shumë artiste të “forta” tani. Jam e emocionuar për vitin 2020”, përfundoi Bebe.

Artikuj të ngjashëm