Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte pjesë e materialit të përgatitur nga gazetari Kron Sadiku që për një ditë ia ndërroi profesionin.
Ahmeti pa asnjë ngurrim provoi të jetë bukëpjekës duke nisur punën në ora 3 të mëngjesit. Pasi mori pjesë në gjithë procesin e përgatitjes së bukës, kryetari provoi edhe pjesën e shitjes.
Shpendi zbuloi se një ndër ushqimet e preferuara të tij është leqeniku, ndërsa tregoi edhe për projektin sfidues të kifleve për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Për fund, kryetari i Komunës së Prishtinës i uroi të gjithë qytetarëve begati në vitin që po vie. /Prive.al/