Janë bërë pothuajse dy javë që Shpat Kasapit dikush po mundohet t’i hyjë në privatësi.
Për një të famshëm si ai, me jetë personale në interes të publikut Shpat Kasapi ka rënë viktimë e hakerave të pamëshirshëm.
Disa ditë më parë atij ia thyen fjalëkalimin e rrjetit sociale Facebook, e provuan t’ia thyejnë atë të Instagramit ndërsa tash sërish dikush ka tentuar të bëjë diçka të tillë.
Shpati ka shkruar i nervozuar në profilin e tij në Facebook, duke ngritur shqetësim për këtë çështje.
“Ju lutem, mos bëni gjëra të liga, mos ma cenoni privatësinë. Respekt, Shpati”, ka shkruar ai. /Prive.al