Shkurte Gashi: Mona, grua, nënë, simbol i sakrificës

By

Ngushëllimet nga radhët e artistëve shqiptarë me rastin e ndarjes nga jeta të zonjës Mona Ismaili nuk po ndalen.

Ndër të fundit që ka shprehur keqardhje për këtë humbje të kobshme është këngëtarja Shkurte Gashi.

Ajo në shkrimin e postuar në Instagram e ka çmuar lartë sakrificën e të ndjerës teksa dy kolegeve të saj ua ka dhënë epitetin e divave shqiptare.

‘Ngushëllime për më të shtrenjtën e juaj,asgjë nuk ka peshë sot që të ua lehtësojë dhimbjen.

E kujtojmë me nderime më të mëdha gruan, nënën, simbolin e sakrificës shembullin më të mirë të një nëne që gjithë jetën ua kushtojë vajzave që sot janë divat e muzikës shqipe.
Adelina, Ema, Zanfina, mos u merzitni!’ – ka shkruar Shkurta. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm