Mësohet data e publikimit të këngës së re të Feros (VIDEO)

By

Pas projektit “Jom rrit” – i pari pas daljes nga ish-kompania On Records, Fero ka gati një këngë të re.

Reperi njoftoi të gjithë adhuruesit e muzikës së tij se kënga me titull “Mama” do të publikohet të enjten në orën 23:59.

Deri pasnesër, më poshtë e keni postimin e tij në të cilin mund të dëgjoni pak nga projekti i realizuar nga Lucry – producenti me të cilin punojnë shumë të famshëm përfshirë këtu edhe AZET.

Nëse nuk e dini, Fero po jeton në Berlin të Gjermanisë ku edhe po e zhvillon karrierën si artist i pavarur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm