Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është tejet e rrallë me paraqitjet publike, ndërsa pasi publikoi këngeën “Forever is over”, sikur është zhdukur nga faqja e dheut.
Krejt pak dihet nga publiku se ku është, çfarë bën e me kë po shoqërohet kohëve të fundit, ngase ajo ka zgjedhur të jetë më mistike në sytë e audiencës që e përcjellë.
Por janë miket e saja që e bëjnë publike vendndodhjen e këngëtares.
Ajo e ka lënë të famshmin Los Angeles për pak kohë, për t’u rikthyer në Europë, në njërin nga vendet më të bukura e më të shtrenjta në botë.
Elvana po pushon në Mykonos të Greqisë, e atje është takuar me modelen shqiptare Emina Cunmulaj, e cila tash e sa kohë po endet me jahte brigjeve të Adriatikut e Mesdheut.
“Pak shampanjë, e pak Rose, e kallim Mykonos së bashku”, ka shkruar modelja, duke treguar se ato të dyja po ia qesin flakën ishullit grek.