Fansat janë të bindur se ka filluar një ‘betejë’ virtuale mes Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit për… një palë vathë! E lexuat mirë!
Të dy artistet janë shfaqur në një kohë shumë të shkurtër me një palë vathë perla të njëjtë dhe ka qenë Dafina Zeqiri, ajo që ka lënë indikacione se Era e ka kopjuar.
Në një prej postimeve të saj, ajo është shprehur:
“Çka është me rëndësi tek perlat është femra që i veshë ato”.
View this post on Instagram
Për më tepër, ajo e ka quajtur dikë pa emër “qesharake”… Një pjesë e ndjekësve e kanë kritikuar sa i përket frymës toksike të krijuar për një palë vathe më një prej kolegeve të saj.
Teksa edhe nuk dihet sa është e “fryrë” nga rrjeti e sa reale kjo situatë, Era që nuk ka thënë gjë, ka bërë një postim me Dafinën.
Ajo ka postuar posterin e një prej koncerteve të përbashkëta që dy vajzat do të kenë, në mes të kësaj situate që ka pushtuar rrjetin.
Ndërkaq, Dafina postimin paralajmërues për koncertin e ka bërë vetë përmes një videoje duke zgjedhur të mos e shpërndajë posterin ku shfaqet bashkë me Erën. /Prive.al