Gratë braziliane mashtrohen për martesë me fotot e Blendi Fevziut

By

Blendi Fevziu ka shkelur Brazilin kaherë me turet e tij.

Por në Brazil ai duket të jetë bërë objekt i mashtrimit.

Me foton e prezantuesit të njohur shqiptar, disa gra braziliane janë vënë në grackë.

Ato përmes rrjeteve sociale janë kurthuar duke menduar se po flasin me një pasanik italian i cili është në kërkim për t’u martuar.

Dikush e ka paralajmëruar Blendin për mashtrimin me fotot e tij përmes një mesazhi.

“Përshëndetje Blendi. Jam brazilian, gjinekolog dhe obstetër. Po ju kontaktoj për t’iu informuar se fotot dhe imazhi yt janë vjedhur dhe po përdoren për të mashtruar gratë braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat” – thuhet mes tjerash në shkrim.

Këtë Blendi e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram. /prive.al

Artikuj të ngjashëm