Djali i parë dhe i vetëm i çiftit Tuna dhe Patris Berisha, ka nisur të rritet dhe është shumë simpatik.
Vogëlushi që u bë i famshëm ende pa ardhur në jetë për shkak se prindërit e tij janë dy emra të njohur, po merr vëmendje edhe tani që ka nisur t’i hedhë hapat e parë të tij.
Patrisi babai i vogëlushit, dhe bateristi i Filarmonisë së Kosovës, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një imazh ku Tiani ka pamjen e një sherri të vogël.
I llastuar si fëmijë i vetëm ai shihet që është energjik e edhe ky imazh e dëshmon, pasi që ka hipur mbi gur duke mos ndenjur aspak rehat. /Prive.al