Shakira bashkë me dy djemtë e saj nuk e duan filmin “Barbie” – por pse?

By

Këngëtarja latine Shakira, ka zbuluar se djemtë e saj, Sasha dhe Milan-i, nuk janë fansa të filmit hit “Barbie”.

E me djemtë e saj duket se po pajtohet edhe Shakira – sipas një interviste dhënë për Allure, artistja bashkë me fëmijët e saj mendojnë se ky film i “zhburrnon burrat”.

“Më pëlqen pop-kultura kur ka tendencë të rritë fuqitë e feminizmit, pa ua larguar burrave burrninë, në mënyrë që të mbrojnë dikë e të sigurojnë jetë të mirë për gratë”, ka thënë Shakira.

“Besoj se ne gratë duhet të japim të gjitha mjetet dhe besimin se mund të bëjmë gjithçka duke mos e humbur esencën, duke mos humbur feminitetin. Mendoj se burrat kanë një qëllim në shoqëri dhe po ashtu edhe gratë. Ne kompletojmë njëri-tjetrin dhe ky ndërveprim nuk duhet të humbet”, ka thënë përfunduar ajo.

Artikuj të ngjashëm