Lumi B bëhet baba për herë të dytë

By

Reperi i njohur nga Kosova, Lumi B, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka zbuluar bashkëshortja e tij Miranda, e cila me anë të një postimi në Instagram tregoi po ashtu se çifti e mirëpritën djalin e tyre në jetë me datën 28 mars.

Kaq zbuloi Miranda sa i përket foshnjës, derisa nga Lumi nuk ka pasur akoma një reagim publik rreth këtij lajmi.

Dyshja e kishin zbuluar lajmin për pritjen e ëmbël në dhjetor të vitit të kaluar përmes një postimi në Instagram me disa fotografi ku Lumi e Miranda pozuan me stomak të ekspozuar.

Urime çiftit!

Artikuj të ngjashëm