Sezoni i ri televiziv, Jonida ka diçka për të thënë!

By

Pushimet po shkojnë drejt fundit dhe koha për t’u rikthyer në dinamikën e shtatorit po vjen për secilin.

Kjo përfshirë edhe për prezantuesen dhe aktoren Jonida Vokshi.

Duke qenë se ka interaksion të lartë e të vazhdueshëm me audiencën, ajo ka pyetur ndjekësit e saj se ku do donin ta shihnin në sezonin e ri.

Mes katër opsione, filmit, serialit HOT, një programi në mediat shqiptare dhe Big Brother VIP Kosova, siç edhe mund të pritej, ndjekësit bindshëm kanë votuar që ta shohin Jonidën në sezonin e tretë të formatit popullor të reality-shout që theu çdo rekord audience me miliarda shikime në sezonin paraprak të tij që mbylli siparin me datë 2 shkurt.

Kujtojmë se së fundmi është përfolur për banorët potencial dhe opinionistët e programit por ende nuk ka asgjë konkrete teksa kurreshtja është e madhe për sezonin e tretë të BBVK që me shumë gjasë nisë në tetor! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm