Ronela Hajati ka paralajmëruar se këtë vit ajo do të lansojë pak e nga pak albumin e saj të ri.
Para pak ditësh, projekti “Aventura” nuk ishte lansuar si pasojë e disa ndryshimeve të momentit të fundit.
Ndonëse ky ishte një hap mbrapa sa i përket lansimeve të këngëve të saj të reja, ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, paralajmëroi se së shpejti do të lansonte këngët e saj verore.
Artistja tregoi se këngët e verës do të publikohen nga 20 maji dhe mes tyre janë edhe tri bashkëpunime e një solo-projekt. /Prive.al