Pse e kishte refuzuar Ermali propozimin e parë të Fifit për duet?

By

“Përjetësi” është kënga që sollën Fifi me Ermalin para pak dite duke u kthyer menjëherë në një nga prurjet më të dëgjuara.

Por, ky projekt duket se nuk ishte alternativa e parë.

Kështu ka treguar së fundmi Ermali duke shtuar se Fifi, fillimisht i kishte nisur një këngë tjetër por që Fejzullahu kishte kërkuar diçka më artistike.

Propozimi i dytë ishte “Përjetësi” dhe aty dyshja gjetën një kimi perfekte e cila përkthehet me suksesin e menjëhershëm të bashkëpunimit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm