Seven Saraqi melankolik në projektin e ri?

By

Këngëtari Seven Saraqi është rikthyer në Kosovë.

Sic bën zakonisht në pranverë,kanë qenë punët në projekte të reja shqip ato që mes tjerash e kanë sjellur këngëtarin në vendin e origjinës.

Ai ka realizuar një varg projektesh këtë sezonë teksa të parin ai do e publikojë shumë shpejt.

‘Pa ty’ titullohet ky projekt i cili do e sjell Saraqin në doza më melankolike.

Nuk dihet nëse ky projekt lidhet me zhvillimet nga jeta e tij private por kurreshtjen do e shuajmë shumë shpejt pasi Prive.al mëson se kënga me videoklip nga Entermedia është në fazën e montazhës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm