Pas festës së dyfishtë, Shkenda rrëfen emocionet

By

Këngëtarja Shkenda Dubova pak ditë më parë organizoi një festë të madhe me rastin e ditëlindjes.

Familjarë, kolegë e dashamirë u mblodhën për të festuar ditëlindjen e këngëtares por, festa u bë e dyfishtë me propozimin që ja bëri i dashuri shumëvjeçar Labi.

E për të parën herë që prej kësaj feste të dyfishtë, Shkenda është rrëfyer përmes një postimi në Instagram ku ka falenderuar të pranishmit dhe i ka bërë një dedikim Labit.

‘Në këtë datë i ndava dy Gëzime të mia! Faleminderit Zot që më bere kaq te lumtur! Më dhe shoqeri te mirë, familje e dashuri që i faleminderoj të gjithë për Urimet dhe prezencën e tyre. Jam krenare per ty dashuria ime, Të DUA LAB’ – ka deklaruar këngëtarja në postimin e bërë.

Lum si Shkenda! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm