E jashtëzakonshme: Dua Lipa ‘rrëmben’ një tjetër çmim ndërkombëtar! (FOTO)

By

Këngëtarja Dua Lipa tashmë është një yll i ri i muzikës botërore karrierën e saj e filloi në Londër, por tash e disa kohë ajo po qëndron dhe në Amerikë për të promovuar albumin e saj të parë i cili pritet të lanësohet në muajin shkurt të vitit 2017.

Përveç zërit të veçantë që shpesh herë nga analistët është cilësuar si një mix mes Adele e Lana del Rey, ajo ka dhe një stil të veçantë që e bën më të dashurë ë më tërheqëse për publikun.

Dua sot ka pranuar një çmim nga European Border Breakers Awards si artistja më e mirë në zhvillim për vitin 2017.

Çdo vit European Border Breakers Awards (EBBA) njeh suksesin e dhjetë artistëve ose grupeve të cilët kanë arritur një audiencë jashtë vendeve të tyre të origjinës me albumin e tyre të parë teksa në mesin e fituesve të sivjetmë është dhe artistja Dua Lipa.

European Border Awards dikurë ka shpërblyer këngëtar si : Adele, Stromae, Gabriel Rios, Hozier, Mumford & Sons, Disclosure, John Newman, C2C, Tokio Hotel, The Script, Robin Schulz, MO dhe Selah Sue.

Ceremonia e çmimeve do të mbahet më 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e festivalit të EUROSONIC Noorderslag. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm