Ekspertët tregojnë se çka duhet të bëni nëse nuk po mund ta harroni ish-in tuaj

By

Fundi i një marrëdhënieje mund të mos jetë edhe mbyllja e saj, duke bërë që njerëzit të mendojnë vazhdimisht për dashurinë e humbur dhe ish-in e tyre.

Summer Watson , trajnere e certifikuar tha se ka shumë arsye pse një person mund të mos jetë në gjendje të ndalojë së menduari për ish-in

Ajo tregoi se kjo mund të ndodh nëse nuk e keni liruar veten ende nga ajo lidhje.

Sipas saj, mund të ketë pasur ndonjë çështje të pazgjidhur që shkaktoi ndarjen ose ju jeni ende të pikëlluar për lidhjen dhe mund të mendoni se kurrë nuk e keni mbyllur vërtetë. Tjetër arsye se ju e mendoni ish-in taj, sipas Watson mund të jetë edhe ajo se ju mund të jeni duke e idealizuar marrëdhënien, që do të thotë se mund të mbani disa mendime joreale për marrëdhënien ose ta konsideroni atë si më të mirë se sa ishte në të vërtetë.

Por, si mund të gjesh një zgjidhje dhe të mos mendosh më për ish-partnerin apo ish-partneren?

Sipas ekspertëve, për ta bërë këtë është e rëndësishme të shqyrtoni ndjenjat tuaja të pazgjidhura për marrëdhënien.

Mendoni më thellë se si ndiheni për ish-in tuaj, a është ndenjë trishtimi, zemërimi, humbje apo pikëllim?

Identifikoni ndjenjat tuaja, shkruani ato dhe eksploroni hapat që mund të ndërmerrni për të filluar të çliroheni nga marrëdhënia, vendimet që dëshironi të merrni për jetën tuaj dhe marrëdhënien tjetër në të cilën zgjidhni të jeni.

Mendoni për raste specifike kur keni qenë në konflikt ose në mosmarrëveshje me ish-in tuaj, ky është një ushtrim që do t’ju mbështesë në dy mënyra.

Do t’ju udhëzojë të mendoni për marrëdhënien nga një kornizë realiste kundrejt idealizimit të ish-it.

Identifikoni shkaktarët tuaj, kuptoni se ato ishin kujtime të së kaluarës dhe dijeni se është mirë të kujtoni dikë me dashuri.

Nëse ndiheni të paplotësuar emocionalisht, pyesni veten pse. A jetoni në përputhje me vlerat tuaja? A po jetoni një jetë sipas kushteve tuaja? A po kërkoni miqësi që janë kuptimplote? A jeni duke u fokusuar në plotësimin e nevojave tuaja kundrejt kërkimit të dikujt tjetër për të përmbushur ato nevoja? A po e bëni veten prioritet dhe a po krijoni zakone të shëndetshme që do të mbështesin mirëqenien tuaj mendore dhe fizike?

Artikuj të ngjashëm