Skerdi ka dhënë edhe një lajm të ri!
Këngëtari nga Shqipëria ka zbuluar një logo të re në emrin e tij të cilën e postoi në Instagram.
“Skerdi Ago Music, po vjen”, ka shkruar ai.
Përveç kësaj, të njëjtën logo ka përdorur për kanalin e tij zyrtar në youtube, pas daljes nga menaxhmenti i vjetër.
Skerdi paralajmëroi edhe projekte të reja por nuk dha shumë detaje megjithatë ajo që dihet është se shumë shpejtë del bashkëpunimi me Lumi B dhe një tjetër me Butën.
Këto informata i ka dhënë vet këngëtari përmes disa postimeve të bëra javë më parë në Instagram./Prive.al