Sërish probleme me shëndetin, këngëtarja e famshme anulon koncertet

By

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka njoftuar shtyrjen e koncertit të saj në Rosemont të Illnoisit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka thënë se që nga zgjimi në mëngjes, e kishte vënë re se nuk qëndronte mirë me kordat zanore.

“Sot u zgjova dhe nuk kisha absolutisht zë. Më vjen shumë keq, por më thyhet zemra t’ju them se duhet ta riplanifikoj koncertin. Biletat do të jenë të vlefshme për një datë të re, sapo të shpallet”, shkroi ajo.

“Kjo është gjëja e fundit që dua të bëj. Po argëtohem shumë me ju të gjithë dhe mezi pres t’ju shoh përsëri. Përsëri, më vjen shumë keq dhe e vlerësoj mirëkuptimin tuaj. Ju dua të gjithëve”, përfundoi ajo.

Edhe muajin që lamë pas, ylli i hitit “Cool for the summer”, kishte publikuar një sërë postimesh në Instagram, në lidhje me shëndetin e saj.

“Unë jam aq e sëmurë, sa nuk mund të ngrihem nga shtrati. Nuk mund ta bëj më këtë. Ky turne i radhës do të jetë i fundit. Ju dua dhe ju falënderoj”, kishte shkruar këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm