Nisi karrierën në Gjermani për ta vazhduar në Kosovë.
Këngëtari Ardian Bujupi më pas iu kthye publikut kosovar dhe u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare.
Para pak ditësh publikoi këngën Aladinn, ndërsa verës korri sukses të hatashëm me bashkëpunimin e tij “Andiamo” me Capital T.
Por Bujupi po planifikon një tjetër projekt që s’do jetë aspak i zakonshëm.
Vet këngëtari ka bërë me dije se do të xhirojë një klip në njëri prej qyteteve më të mëdha në botë, që i përket njërit prej shteteve më të mahnitshme të këtij rruzulli tokësor.
Fjala është për Toronton e Kanadasë, ku Bujupi pritet që të realizojë një klip. Të paktën, këtë e ka thënë këngëtari pasi ka publikuar një video të qytetit nga një lartësi e madhe, e ka shkruar se atje do e realizojë një klip. /Prive.al