A është ky djalë i dashuri i ri i Beatrix Ramosajt?!

By

Muaj më parë doli nga një lidhje rreth dy vjeçare, fundin e të cilës e vuajti jo pak.

Në intervista dhe paraqitje tjera televizive, sa herë foli për ndarjen, Beatrix Ramosaj u përlot.

(Beatrix me Ervin, ish të dashurin)

Por, sot, këngëtarja është përfolur për një lidhje të re.

Një fotografi me një mashkull afër dhe dy të tjerë anash bëri që të supozohet në portale se djali me jakne të zezë, arkitekt me profesion është i dashuri i ri i këngëtares.

#sundayselfie

A post shared by B E A T R I X ⚡️ (@beatrixramosaj) on

Sidoqoftë, një gjë e tillë vështirë bësohet të jetë e vërtetë sepse vetëm tetë ditë më parë, Beatrix deklaroi se është beqare dhe nisur nga përvoja e kaluar, jetën private do e ndaj tashmë nga ajo profesionale/publike.

Pra, pas ndarjes me Ervin, vështirë se do i shihni personin e zemrës në rrjete sociale. Djali në fjalë, arkitekt Erindi, duhet të jetë shok i këngëtares. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm