Sëmurët rëndë Shkenda Dubova

By

Këngëtarja Shkenda Dubova ka kaluar një natë aspak të qetë me orë shumë të vështira.

Prive.al mëson se këngëtarja është hospitalizuar në një prej spitaleve private në gjendje mjaft të rëndë rreth orës 3:00 të mëngjesit shoqëruar nga i dashuri dhe familjarët.

Nuk dihet se cili ka qenë komplikimi shëndetësor por edhe në këto çaste, Shkendës përkrah i kanë qëndruar personat më të afërt.

Siç merr vesh Prive.al, përkundër përpjekjeve të mëdha nga ekipi mjekësor për ta bindur, Shkenda ka përdorur veturën duke refuzuar të transportohet me ambulancë në ato orë të vona.

Gjendja e saj, fatmirësisht sot është më stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Shkendës i urojmë shërim sa më të shpejtë.

Artikuj të ngjashëm