Samanta: “Asnjo si une” (VIDEO)

By

Samanta Karavella korri mjaft sukses gjatë verës me këngën ‘SS’ të cilën e solli në bashkëpunim me Skivin.

Por tani, këngëtarja do të vijë e vetme në projektin e ri që do e publikojë së shpejti. Kënga e titulluar ‘Asnjo si une’ prek temën e një dashurie të humbur dhe ka tekst të shkruar kryesisht nga vetë Samanta në bashkëpunim me Lyrical Son.

Projekti do e mbajë vulën e Max Production, stafit të saj menaxhues dhe producentit Alandy të cilit i ishte besuar edhe realizimi i krijimit paraprak muzikor ‘SS’.

Ndryshe, imazhi i Samantës e cila shkëlqen në skenat e videoklipit është kuruar nga stilisti i njohur Joni Peçi. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=Kuk1QuRWdSQ

Artikuj të ngjashëm