Një postim i Sellmës, i bërë në shtator të vitit 2020, u bë viral në rrjete sociale për të gjitha arsyet e duhura.
Grimierja e famshme shqiptare, Sellma Kasumoviq zbuloi për herë të parë trupin e saj me strija. Në fotot e postuara, Sellma jep një mesazh të fortë për të gjitha gratë, që ta duan trupin e tyre ashtu siç janë.
“Strijat për mua janë dëshmi fizike e forcës dhe dashurisë së madhe të natyrës femërore”, shkruan grimerja e njohur shqiptare.
Së fundmi e ftuar në Prive, ajo foli edhe njëherë për publikimin e kësaj fotografie të guximshme dhe tregon arsyet pse ajo vendosi ta ndante më të gjithë ndjekësit e saj.
Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al