Ndiqnin të njëjtën shkollë: Geti flet për Unikatilin (VIDEO)

By

Pas një kohe të gjatë pa intervista, Ghetto Geasy u rikthye me një rrëfim ekskluziv në emisionin NIN përball Alaudin Hamitit.

Reperi me mbi 20 vjet karrierë foli për përçarjen e Babastars, muzikën dhe planet e tij.

Ndër të tjerash, Alaudini e pyeti edhe për raportin e tij me Unikatilin, me të cilin në publik mendohet se kanë një rivalitet.

“A e ke takuar ndonjëherë kur ke qenë në Amerikë për koncerte, si ka ndodhur një keqkuptim prej rivalitetit”, ka qenë pyetja e drejtuar Selimit.

“Ne faktikisht jemi një gjeneratë, një gjeneratë në moshë pak a shumë, por unë kam filluar pak më herët. Sa ka qenë në Prishtinë, po flas për periudhën e shkollës së mesme, kemi qenë me një shkollë. Kemi pasur shokë të përbashkët që thonin se është ky dhe ka filluar të bëjë muzikë”.

“Unë personalisht nuk e kam njohur, nuk e kam takuar kurrë, nuk kam pasur kurrë konflikt me të. Po them se ka qenë një keqkuptim i kohës. Nuk dua që muzika një diçka që neve na ndan, muzika duhet të jetë diçka që neve na bashkon”, ka thënë mes tjerash Ghetto Geasy.

Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm