Ata s’do të rikthehen më kurrë bashkë! Lëre që s’ka gjasa për pajtim, por s’duan ta kenë njëri tjetrin prezent as virtualisht.
Këngëtari kanadez The Weeknd, i ka bërë unfollow ish të dashurës së tij Selena Gomez në Instagram dhe të gjithë e dimë se ky është hapi i tij i fundit në këtë lidhje.
Tani i bie që The Weeknd 27 vjeçar, i ka bërë “unfollow” personit më të ndjekur në Instagram, që i bie të jetë Selena Gomes.
Përderisa pasuan këto veprime virtuale, mund të thuhet se të dy këngëtarët janë duke bërë përpara me jetën e tyre dhe janë të lumtur në rikthim me ish të dashurit.
Selena e ka rikuperuar romancën me Justin Bieber, ndërsa anembanë ka thashetheme se edhe The Weeknd e ka bërë të njëjtën me Bella Hadid. /Prive.al