Arian Çani në jurinë e ‘Your Face Sounds Familiar’!

By

14 Marsi shënon datën e fillimit të spektaklit të ri në TV Klan ‘Your Face Sounds Familiar’. Deri tani janë zbuluar pesë emra teksa pritet që gjatë javës të zbulohen dhe dy të tjerë.

Kasti deri më tani përbëhet nga: Adelina Tahiri, Besnik Qaka, Rozana Radi, Kastro Zizo dhe Era Rusi.

Po ashtu sot është zbuluar edhe emri i antarit të parë të jurisë, Arian Çani, që padyshim batutat e tij do të ketë efekt në audiencë.

Produksioni i kësaj sipërmarrje ka hapur një sondazh ku publiku është duke treguar alternativat për pjesën tjetër të panelit gjykues.

Artikuj të ngjashëm