Ndonëse është bërë një kohë e konsiderueshme që Argjentina Ramosaj mungon me prurje të reja muzikore, ajo ka qëndruar afër ndjekësve të saj me postime në llogarinë në Instagram.
Ajo që do te jetë enigmë për ndjekësit e saj gjithnjë është se si i mban ajo flokët aq të shëndetshme dhe voluminoz dhe si ja del që gjithnjë të jetë në formë të mirë fizike.
Me anë të opsionin pyetje/përgjigje në Instagram, ajo komunikoi me ndjekësit e saj duke iu përgjigjur shumë pyetjeve.
E pyetur nga një ndjekës se “Ku qëndron sekreti pas volumit tënd magjepsës të flokëve?” ajo përgjigjet, “Duhet të them se rol më shumë luan gjenetika, por gjithashtu përdor produkte që të kem flokë të shëndetshëm (do bëj një video shumë shpejt në lidhje më këtë.)”
Pa dyshim që nuk munguan edhe pyetjet për fizikun e saj, si një ndjekës që i drejton pyetjen, “Ku qëndron sekreti pas trupit tënd? Ndonjë lloj diete/ushtrimi i caktuar?”, ku këngëtarja përgjigjet, “Mundohem të bëj më shumë ushtrime gjatë dimrit, sepse nuk lëviz ose bëj hiking aq shumë..Më pëlqen të bëj ushtrme abdomeni dhe yoga dhe mundohem të largoj mishin, bukën dhe bulmetin nga dieta ime (po bëj këtë që nga janari)”.
Përvec se zbuluam që këngëtarja shumë shpejt do të sjell një video kushtuar vetëm mënyrës se si kujdeset ajo për flokët e saj, ajo gjithashtu zbuloi se ka gati një projekt i cili do të vie shumë shpejt, ndoshta këtë shkurt. /Prive.al