E papritur! Kimi lë në gjysmë ‘American Idol’

By

Me performancën dhe historinë e tij të cilën e ndau në një audiencë qindra milionëshe, Kimi bëri krenarë të gjithë shqiptarët në ‘American Idol’.

Ai kaloi fazën e parë për të shkuar në të dytën, në Hollywood.

Por, artisti shqiptar është tërhequr nga gara, me dëshirën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, pa i precizuar arsyet.

‘Dua t’ju njoftoj the gjithëve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbështetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur’, është shprehur ai përmes një postimi.

Me shumë gjasë, arsyeja e tërheqjes lidhet me angazhimet kontraktuale që kufizojnë emrat pjesëmarrës në këtë garë, diçka që e ka bindur Kimin të rrugëtojë i vetëm.

Suksese tutje! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm