Së shpejti publikohet projekti në të cilën Gold AG trajton një temë tejet të ndjeshme

By

I ftuar në Prive më 7 dhjetor të vitit të kaluar, Gold Ag foli shumë për karrierën e tij, projektet si dhe për tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

Ndër tjerash, ai flet edhe për një tekst që nuk ka guxuar ta këndojë kurrë sepse trajton një temë delikate të popullit shqiptar.”

“Po e kam një këngë, një tekst faktikisht, që e kam shkuar që tri vite, por që nuk kam pasur guximin ta këndoj asnjëherë… është për gratë e dhunuara të luftës, por është aq prekës sa që kam frikë të publikoj at tekst.” – thotë reperi i shqetësuar me faktin, se mos ky tekst mund të hapë plagë të vjetra.

Ndonëse reperi nuk gjeti kurrë forcën të publikojë atë tekst, ai paralajmëroi një projekt të ri në llogarinë e tij në Instagram, që tingëllon i ngjashëm si teksti për të cilin ai foli muaj më parë.

“Videoklipi më i ri “HEROINAT” , publikohet të Dielën në ora 15:00.Kjo këngë është një forcë dhe shpresë për jetë, për të gjitha ato nëna dhe motra të cilat ishin pjesë e dhunimeve çnjerëzore në Kosovë në kohën e luftës.Ato janë pika më e dobët dhe pjesa më e ndishme e luftës tonë për liri.Shpresoj që do ta pëlqeni dhe shpërndani sa më shumë që ato të ndihen të forta, ballë hapur dhe të barabarta në shoqëri bashk me ne.” – shkruan në postimin e tij. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm