Pak ditë më parë, Dhurata Ahmetaj u rikthye me një projekt të ri.
Kënga mbanë titullin ‘A po vjen’, e realizuar nga Pluto dhe Yll Limani, një mik i saj i mirë.
Kënga mori kritika pozitive dhe deri tani numëron afër 300 mijë klikime në youtube.
Pas këtij fillimi të mbarë, Dhurata shfrytëzoi opsionin pyetje/përgjigje në Instagram në mënyrë që fansat e saj të njihen pak më shumë me të.
Njëri prej tyre e pyeti sa peshon, dhe artistja nuk hezitoi të përgjigjet: ‘60’.
Përveç kësaj, Dhurata tregoi se është 25-vjeçare dhe se ka mësuar të gatuajë fli.
Poashtu, ajo e tregoi edhe prejardhjen e saj origjinale që është Korishë e Prizrenit.
Këngëtarja ka kohë që nuk solli projekte të reja, por në rrjete sociale ka qenë mjaft aktive./Prive.al