Këngëtari e deputeti Labinot Tahiri po vazhdon të solidarizohet me qytetarët pa viza. Pas anulimit të koncerteve në Europë, Labi ka marrë një vendim shumë të çuditshëm.
Të hënën politikani e artisti ka bërë me dije përmes Instagramit të tij, se s’do t’i presë as flokët e as mjekrën derisa të liberalizohen vizat për bashkëqytetarët e tij nga Kosova.
Dhe në përkrahje të këtij vendimi të Labit, ka dalë një bashkëvendës i tij, reperi Mozzik. Ai i ka thurur lavde Labit, ndërsa vet nuk është se ka bërë ndonjë premtim të tillë në shenjë solidarizimi me kosovarët e izoluar nga Europa.
“Me ty Labi, deri në Kiamet”, ka shkruar Mozzik.